Rifillimi i bisedimeve mes Albin Kurtit e Isa Mustafes për një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje ende nuk ka mundur të sjellë lajmin e shumë pritur që VV e LDK do të formoj qeverinë e re të Kosovës.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje pas një takimi që zgjati më shumë se tre orë nuk sjelli asgjë, e takimi që pritet të mbahet sot mund të sjell marrëveshjen përfundimtare.
Deputetja Albulena Haxhiu ministrja e mundshme e Drejtesisë ka thenë për “Bota Sot” se dje kanë pasur lëvizje pozitive për një marrëveshje të mundshme.
“Jemi duke punuar shumë në drejtim të marrëveshjes por nuk mund të them më garancë që do të këtë marrëveshje. Nga qëndrimet e ngurta, dje kemi pasur pak lëvizje prandaj do të ketë takime tjera sot e në vazhdim” ka thënë Haxhiu për “Bota Sot”.