GLPS: “Pronto” u trajtua me parregullsi dhe shkelje të shumta

Aktuale

GLPS: “Pronto” u trajtua me parregullsi dhe shkelje të shumta

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:52
Pamje nga takimi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në një konferencë për medie me temën “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit “Pronto” – Një reflektim mbi procesin në tërësi” e kanë vlerësuar si rast që është trajtuar me parregullsi dhe shkelje të shumta ligjore dhe procedurale.

Rreze Hoxha nga GLSP tha se trajtimi j i këtij rasti paraqet dështimin më të madh te sistemit të drejtësisë në vitin e kaluar, sidomos sistemi prokurorial i cili ka dështuar në ndjekjen e krimit dhe përfaqësimin e interesit publik me anë të të cilës nuk janë ndëshkuar dukuri si nepotizmi, korrupsioni, punësimet partiake.

Hoxha tha se vetingu është reformë që duhet të bëhet substancailisht dhe duhet të përfshijë të gjitha institucionet që përfshin ë ndërtimin e shtetit të së drejtës është e nevojshme të aplikohet menjëherë dhe rastet e tilla si kjo “Pronto” mund të evitohen.

Leutrim Himaj nga GLSP tha se aktakuza është e mangët në aspektin subjektiv ngaqë nuk ka përfshirë të gjithë personat që janë pjesë në përgjime.

Sipas analizës prokuroria ka dështuar të propozoj dëshmitarët fillimisht në aktakuzë si dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor të rastit.

Himaj tha se prokuroria nuk ka përcaktuar palën e dëmtuar veprim ky që numërohet si dështim i radhës i prokurorisë në trajtimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat