Tomë Gashi: Albin Kurti është shantazhuar nga Thaçi

Aktuale

Tomë Gashi: Albin Kurti është shantazhuar nga Thaçi

Nga: D.B Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:46
Tomë Gashi

Ka kaluar afati prej 48 orësh që presidenti i Vendit Hashim Thaci i kishte vendosur kruet të vetëvendosjes Albin Kurti për tia dërguar emrin për mandatar, që më pas edhe të krijoj qeverinë e re. Një ultimatum i vendosur nga ana e presidentit më shumë shihet si shantazh ndaj Kurtit se si afat që  është dashur ti bindet.

Në lidhje me këtë ultimatum ndaj Kurtit, ka reaguar Avokati Tomë Gashi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” , ka thënë se kërkesa e Thaçit për nominimin e Kryeministrit nga Albin Kurti, si kryetar i partisë që i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit 2019 është një taktikë e gabuar e Thaçit.

Sipas tij, Thaçi si president e bëri këtë me qëllim për ta shantazhuar Albin Kurtin që të nominojë vetveten faktikisht për mandatar / Kryeministër të qeverisë së ardhshme të Kosovës që në afat prej 48 ore ta bëjë Kurti këtë nominim që pastaj të fillon numërimi i afatit prej 15 ditësh.

 “E them këtë sepse kësi afatesh të shkurta nuk janë normale dhe nuk kanë qenë të tilla për situata të ngjashme. Faktikisht Thaçi po e bënë këtë për inate personale ndaj Albin Kurtit, por edhe për inatosje që Albin Kurti nuk shkoi tek ai për 3 herë. Kërkesa e Thaçit nuk është as ligjore, e as jo ligjore por e drejtë e tij që ai po e keqpërdor për ta shantazhuar në aspekt kohor kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurti. Dhe ky keqpërdorim nuk do të kaloj e as që do ta dëmtoj Kurtin e as LVV, sepse shpejt me shkrim do t`i përgjigjet Kurti shantazhit të Thaçit”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat