Haradinaj takon zyrtaren gjermane: Kosova, i ka plotësuar kushtet për integrim evropian dhe liberalizimin

Aktuale

Haradinaj takon zyrtaren gjermane: Kosova, i ka plotësuar kushtet për integrim evropian dhe liberalizimin

Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka takuar sot Susanne Schutz, drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Me këtë rast Haradinaj tha se Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin.

Ai, gjithashtu tha se Kosova ka arritur të krijojë aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane si dhe mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarë te Kosovës, kushtet për të cilin sipas Haradinajt, vendi tashmë i ka plotësuar.

Image
Pamje nga takimi

Postimi i plotë:

Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin.

Sot në takim me Susanne Schütz, drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme gjermane, theksova se Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin.

Kosova ka arritur të krijojë aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe europiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat