Deputeti i VV-së: Ne nuk jemi për poste e pushtet

Aktuale

Deputeti i VV-së: Ne nuk jemi për poste e pushtet

Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:58

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka deklaruar se VV nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Madje ai tha se që nuk e kanë për poste e pushtet, u vërteta edhe nga emrat e kabinetit Kurti.

Murati theksoi gjithashtu se synimi është që të krijojnë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Sipas tij çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së gjashtë tetorit.

Postimi i plotë:

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.

Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.

Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat