1 muaj paraburgim për të dënuarin në rastin ‘Badovci’ që u kap duke kontrabanduar 4 refugjatët palestinez

Aktuale

1 muaj paraburgim për të dënuarin në rastin ‘Badovci’ që u kap duke kontrabanduar 4 refugjatët palestinez

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:49
Fehmi Musa

30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prizrenit i janë caktuar Fehmi Musës, të dënuarit për terrorizëm, që u arrestua të martën në Vermicë duke transportuar një grup refugjatësh palestinez.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë gjykata, dhe bëhet e ditur se kjo masë e sigurisë Musës do t’i llogaritet nga dita e arrestimit – e marta.

Për rastin ka raportuar të mërkurën.

“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Fehmi Musa, me profesion taksist nga Fushë Kosovë, është emër shumë i njohur për autoritet e sigurisë në vend.

I dënuari me tre vite burgim për terrorizëm, në rastin ‘Badovci’ u arrestua sërish të martën nga Policia e Kosovës. Këtë herë ai, me veturën e tij taksi të tipit ‘Tauran’, po transportonte një grup prej katër personash refugjatë palestinez.

Arrestimi i tij u bë në Verimicë, të Prizrenit. Ndërkohë, të nesërmen Prokuroria Themelore e Prizrenit kërkoi nga Gjykata caktimin e 30 ditë të paraburgimit, si masë të sigurisë.

Policia e Kosovës, njoftoi për Reporteri.net se katër refugjatet nga Palestina, janë dërguar gjithashtu në mbajtje, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vërmicë, në afërsi të vendit ku janë kapur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat