Para takimit Kurti – Mustafa, deputeti i VV-së e thotë fjalën kryesore për marrëveshjen

Aktuale

Para takimit Kurti – Mustafa, deputeti i VV-së e thotë fjalën kryesore për marrëveshjen

Nga: A.M. Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:51
Isa Mustafa, Albin Kurti

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se Vetëvendosja nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Gjithashtu, ai ka shkruar në Facebook, se ka thënë se kjo u vërtetua me kabinetin e Albin Kurtit, dhe se ka treguar se nuk janë duke u nxituar të arrihet marrëveshja, pasi nuk duan një marrëveshje të keqe.

Postimi i plotë:

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.

Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.

Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat