Kushtet e LDK-së në takimin e sotëm, s’ka takime gjatë këtyre ditëve…!

Aktuale

Kushtet e LDK-së në takimin e sotëm, s’ka takime gjatë këtyre ditëve…!

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:13
Isa Mustafa, Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesat e saja për bashkëqeverisje me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Edhe në takimin e sotëm, të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, dy partitë nuk janë dakorduar për marrëveshje.

Një zyrtar i lartë i LDK-së, i cili ishte i pranishëm në takim, i ka thënë io se nuk do të ketë takime gjatë këtyre ditëve.

“E them se as sonte nuk kemi arritur marrëveshje me LVV-në. Nuk pritet ndonjë takim të zhvillohet edhe gjatë kësaj jave”, ka thënë ai, duke shtuar se partia e Kurtit dyhet t’i bindet kërkesave të subjektit të Isa Mustafës.

Kësisoj, LDK-ja ka sqaruar edhe sonte që ndarja e dikasteve qeveritare ka ndryshuar pasi VV-ja e “rrëmbeu” kryetarin e Kuvendit dhe mospërgjigja për çështjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat