LDK i ka paraqitur ofertën LVV për bashkëqeverisje

Aktuale

LDK i ka paraqitur ofertën LVV për bashkëqeverisje

Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:45
Pamje nga takimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta.

Në një njoftim për media në profilin e saj në Facebook, thuhet se LDK në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje.

Ndryshe, LDK dhe VV edhe pas më shumë se tre muaj të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, nuk kanë arritur marrëveshje rreth formimit të koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat