Milaim Zeka zbulon qëllimin e Vetëvendosjes, ja çfarë po përgatit kjo parti, por LDK-ja e ka nuhatur këtë

Aktuale

Milaim Zeka zbulon qëllimin e Vetëvendosjes, ja çfarë po përgatit kjo parti, por LDK-ja e ka nuhatur këtë

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2020 Në ora: 21:03
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit LDK-VV.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se Lëvizja Vetëvendosje është duke e përgatitur elektoratin për të shkuar në zgjedhje në reja.

Sipas tij, analizat dhe deklaratat e kësaj partie po të çojnë në përfundim se alternativa e vetme për LVV-në janë zgjedhjet, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai shton tutje se LDK-ja e ka nuhatur këtë dhe kjo parti dëshiron vetëm respektimin e marrëveshjes fillestare.

Postimi i plotë:

LDK insiston ne marreveshjen fillestare

Takimi deshtoi edhe sot. LVV, sipas te gjitha gjasave, eshte duke e parapergaditur elektoratin per zgjedhje te reja. Te gjitha analizat e deklaratave te kesaje partie te qojne ne perfundimin se alternativa e vetme per kete parti jane zgjedhjet. LD K e ka nuhatur kete gje. Kjo parti deshiron vetem respektimin e marreveshjes fillestare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat