Ish-deputeti tregon fjalët që ia tha një biznesmen nga Palestina rreth politikanëve

Aktuale

Ish-deputeti tregon fjalët që ia tha një biznesmen nga Palestina rreth politikanëve

Më: 9 janar 2020 Në ora: 21:08
Muhamet Mustafa

Ish-deputeti, Muhamet Mustafa ka reaguar lidhur me deklaratat e shefit të diplomacisë palestineze, Riyad al-Maliki, i cili ka dal me qëndrim kundër Kosovës.

Ky i fundit ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Mustafa, përmes një shkrimin në Facebook, ka treguar një rast kur kishte një takim me një biznesmen nga shteti i Palestinës.

“Në bisedën që kisha me një ndërmarrës nga Palestina, në një panair te Ushqimit në Dubai, në shkurt te vitit te kaluar. Kur e pyeta për situatën atje ai tha se udhëqësia e tyre është e korruptuar dhe se për popullin palestinez sot nuk kujdeset askush. Ata janë të lënë në vetmi”, tregon Mustafa.

Postimi i plotë:

Agjencionet e gazetarisë lajmëruan sot se “ shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës”.

Duke e lexuar kete lajm me shkoi mendja tek nje bisede qe pata me nje ndermarres nga Palestina ne nje panair te Ushqimit ne Dubai, ne shkurt te viteit te kaluar.

Kur e pyeta per situaten atje ai tha se udheheqesia e tyre eshte e korruptuar dhe se per popullin palestinez sot nuk kujdeset askush.

Ata jane te lene ne vetmi.

Kur Zotni Maliki sillet ashtu ndaj popullit te vet, do te thote se nuk ka marre as dinjitet, ndaj edhe mund te deklaroje keshtu.

Po kjo lloj paturpesia e poltikajve mund te pasqyrohet edhe ne raste te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat