Cila është vështirësia e vetme për koalicionin VV-LDK?

Aktuale

Cila është vështirësia e vetme për koalicionin VV-LDK?

Nga: H.O. Më: 9 janar 2020 Në ora: 21:25
Albin Kurti, Isa Mustafa

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim të tij në Facebook shkruan se kurrë nuk ka pasur më shumë vështirësi për formimin e koalicionit.

Ai më tutje shkruan se lufta për karriga nuk mund të ndërlidhet me negociatat për ndarje të posteve.

Postimi i plotë:

Kurre s'ka pasur kaq veshtiresi e perpjekje ne formim te koalicionit, kjo eshte e vertete. Pikerisht ketu qendron fakti se po vendosen standarde te reja.

Lufta per karriga nuk mund te nderlidhet me negociatat per ndarje te posteve. Perkundrazi ata qe mendojne vetem karrigen me lehtesi japin gjithcka vetem per te mbetur aty.

Qytetaret sigurisht se presin sa me shpejte te formohet qeveria, por me shume presim te nise qeverisja e re. Me shume se perseritje te 20 vjeteve te fundit ata presin nje qeveri qe ka prerje te qarte me qeverisjet e kaluara. Ata kane votuar kunder se kaluares dhe Levizja eshte duke e ndjekur kete porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetesohen sepse Levizja eshte e tyre.

Por, disa qe s'jane as portale, sepse per shume prej tyre kam shume respekt, sipas te cilave deri sot 20 here eshte arritur marrreveshja, e pastaj serish te njejtat 20 here duke thene se ka deshtuar marreveshja, nuk mund ta luhasin bindjen e askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat