Gani Geci tregon se kush do ta bëjë koalicionin

Aktuale

Gani Geci tregon se kush do ta bëjë koalicionin

Nga: A.J Më: 10 janar 2020 Në ora: 09:12
Gani Geci

Mos arritja e marrëveshjes në mes VV-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës tashmë ka humbur shpresat që një qeveri e ardhshme shumë shpeht të behet.

Takimet e një pas njëshme në mes Albin Kurtit e Isa Mustafes deri më tani nuk kanë sjell asnjë rezultat ani pse është deklaruar se ka përafrime dhe se të dy palët dështojnë që kjo marrëveshje të arrihet.

Debate të shumta në televizione e media të ndryshme kanë hedh hipotezat e veta për arsyet që kjo marrëveshje nuk po arrihet dhe kështu duke treguar secili mëndin e vet derisa vet partitë nuk është se janë deklaruar mbremë pas takimit dy orësh.

 

Anëtari i LDK-së, Gani Geci, mbrëmë në një debat televiziv ka qenë mjaft i drejtpërdrejt sa i përket marrëveshjes në mes VV-së dhe LDK-së duke ka thënë se Amerika është ajo e cila do ta bind Vetëvendosjes që të bej koalicionin.

“Koalicioni do të behët kur Vetëvendosje ta kupton dhe do të thote “La ilaha illallah, Armerika rasulu llah” ka thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat