Flasin nga Vetëvendosje: Nuk ka takim me LDK-në

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosje: Nuk ka takim me LDK-në

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion, shkruan Periskopi

Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet, për në ditët në vazhdim.

Në media ka qarkulluar se sot pritet të zhvillohet një takim ndërmjet dy liderëve.

Por një gjë të tillë nuk e dinë VV’ja.

Zëdhënësi i VV’së Arlind Manxhuka në një prononcim për Periskopin tha se ende nuk ka ndonjë informacion rreth takimit.

“Ende nuk kam informacion për sot, rreth takimit me LDK”, tha Manxhuka për Periskopin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat