Abazi i përgjigjet Thaçit

Aktuale

Abazi i përgjigjet Thaçit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:40
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar edhe letrën e tretë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Nëpërmjet saj, ai i ka kërkuar Kurtit, që të tregojë sa më shpejt nëse do ta pranojë apo jo mandatarin për krijimin e Qeverisë.

Ndaj letrës së Presidentit ka reaguar, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

I kontaktuar, ai ka thënë shkurt se është kushtetuta ajo që  e përcakton formën e krijimit të institutcioneve dhe jo Presidenti.

“Kushtetuta e përcakton qartë, legjislacioni i saj. Ne kemi kushtetutë, jemi shtet parlamentar dhe jo presidencial.  Kushtetuta e përcakton formën e realizimit të votës qytetare në qeverisje”.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen se pse deri më tani, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka dërguar te Presidenti emrin e mandatarit për kryeministër.

“Nuk mund të flas për këtë çështje”, është shprehur shkurt ai.

Ndryshe, në fillim të javës, shkurt ishin takuar Thaçi e Kurti.

Ky i fundit ka thënë se emrin e mandatarit ia dërgon së shpejti Presidentit. Megjithatë nuk kishte përmendur ndonjë datë të caktuar.

Në anën tjetër, Kurti takim këtë javë pati edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Megjithëse u takuan tri here radazi, liderët e dy partive, fituese të zgjedhjeve, nuk kanë arritur të merren vesh për një koalicion qeverisës.

Pengesë për arritjen e marrëveshjes, siç thonë burime brenda dy partive,  vazhdon të jetë ndarja e posteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat