Mimoza Kusarit i ka ndodhur diçka, e ndanë me ndjekësit e saj ngjarjen e hidhur

Aktuale

Mimoza Kusarit i ka ndodhur diçka, e ndanë me ndjekësit e saj ngjarjen e hidhur

Nga: V.R Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:13
Mimoza Kusari

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, nëpërmjet një postimi ka ndarë me ndjekësit e saj një ngjarje të hidhur që i ka ndodh sot.

Ajo, nëpërmjet një postimi, ka treguar se është takuar me një zonjë së cilës i është larguar djali në Francë, sigurisht për një jetë më të mirë.

Me këtë ngjarje, Kusari, bëri thirrje që të krijohet qeveria sa më parë.

Postimi plotë:

Edhe një Lamtumirë

Mirëmëngjesi, e përshëndeta si çdo ditë tjetër, ndërsa prita buzëqeshjen e saj sikur jam mësuar. Ajo uli kokën dhe më përshendeti: Mirëmëngjesi, me zë të pikëlluar dhe kokën e ulur.
- Si je sot? E pyeta
- Mirë me thënë, ma ktheu
- Pse, çfarë ndodhi? vazhdova unë
- U nisë djali për Francë, sot në mëngjës, më treguan se është nisur me disa lidhje, e puna e pret atje
- E familjen? Çfarë po ndodhë me gruan dhe vajzat? E pyeta unë
- I merr edhe ato pas gjashtë muajve…. Dhe loti i ra në faqe e sytë ju mjegulluan me mendimin se edhe reja me mbesa së shpejti do të marrin të njejtën rrugë.
- Hajt se bëhet mire, u mundova ta ngushollëj unë, kthehet djali e ndoshta edhe ju shkoni e vizitoni.
-po, po dikur bohët me tha me kokën ulur e mosbesimin në zërin e saj.

Gruas të cilën e takoj çdo mëngjes në shkallët e banesës, tashmë gjysma e familjes i kanë dalë jashtë, vëllai, mbesat e tani filluan edhe fëmijët e saj. Djali i madh ishte me punë në një komunë të vogël të Kosovës, por monotonia dhe mungesa e shpresës e shtynë të linte punën dhe të zgjedhë migrimin në këtë Janar të dekadës së re.

E deri sa u përshendeta unë për të vazhduar orarin tim, më pyeti:

- A ka mori diçka të re në marrëveshje për Qeverinë?
- Bohet se shpejti, u mundova t’a ngushëlloj veten dhe gruan
- Për këta fëmijët tonë nëse bohet se neve na iki treni, ma ktheu.
E derisa po zbrisja shkallët të vazhdoj rrugën time, ajo vazhdoi: Vallahi që nuk bohet, kurkush s’ka me dalë me votu. Janë lodhë njerzit edhe mo sen nuk presim prej këtij vendi.
- S’ka çare pa u bë më mirë, u mundova ta përmbyll me pozitivitet këtë bisedë tonën.

Në secilin ndryshim politik a shoqëror, shpresa e qytetarëve është faktori përcaktues se a do të ndodhë ndryshimi apo jo. Shpresa ishte ajo që nxorri qindëra mijëra votues që kërkuan ndryshimin, të dalin të votojnë me 6 Tetor. Ajo shpresë po humbet çdo ditë me fëtyrat e ngrysura të liderëve pas mos-suksesit të arritjes së marrëveshjes së koalicionit për Qeverinë e re.

Sa rritet çdo ditë numri i lamtumirave të Nënave për bijët dhe bijat e veta të cilët vetëm kanë hequr dorë nga jeta në Kosovë, shpresa eksponencialisht humbet se vendi ka shansë për progres.

Andaj, kjo thirrje për marrëveshje, nuk është vetëm sa për të pasë Qeverinë dhe për të ndarë postet në mes partive në pushtet. Kjo thirrje është për të mbajtur shpresën gjallë për Kosovën dhe për të ndalë lamtumirat dhe fëtyrat e përlotura të Nënëve për fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat