Kosova, 250 mijë euro për të luftuar terrorizmin

Aktuale

Kosova, 250 mijë euro për të luftuar terrorizmin

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:32
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Në mbledhjen e sotme, që ishte vetëm një pikë e rendit të ditës, Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për kë shumë se gjashtë muaj po e udhëheq Qeverinë në detyrë.

Shuma është marrë nga shpenzimet e paparashikuara.

“Kosova është anëtarë e Koalicionit Global Kundër Terrorizimit, që i prinë Amerika, në kuadër të këtij obligimi kryem detyra që janë të përkrahjes në shumë drejtime. Kosova është e gatshme të përkrah ketë koalicion në aspektin ushtarak, të inteligjencës, të qëndrimeve publike. Vitin qe shkoi ka qenë shumë prej 100 mijë eurosh. Kësaj radhe Kosova ka vendosë me të ndajë 250 mijë euro”, tha Haradinaj në konferencë për media.

“Ne kemi qenë të përfshirë si Kosovë më implikimet e ISIS për shkak se shtetas të Kosovës kanë qenë të involvuar, falënderojmë të gjithë qe na kanë ndihmuar t’i kthejmë në Kosovë nënat dhe fëmijët. Pasojat e luftës kundër terrorizmit nuk janë përmbyll, e kemi obligim si vend, nisur nga vet situata jonë që kemi qenë të prekur, e ndjejmë me përmbush këtë obligim”, shtoi ai.

Gjithashtu, Ramush Haradinaj ka thënë se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor, por rreziku fillon nga gjysma e dytë e shkurtit që siç tha ai “nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet atëherë fillon rreziku”.

Ndërkohë për formimin e institucioneve tha i takon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes që të bëjë atë, si fitues të zgjedhjeve.

“Nuk na ka takuar askush prej Vetëvendosjes. Nuk e di procesin. Në sistemin tonë parlamentar, partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Zoti Kurti dhe VV është përgjegjës me ja dhënë Kosovës institucionet. Ne nuk mund të kërkojmë takim me ta, ai që i ka fituar zgjedhjet vlerëson kënd e thirr”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kushtetuta është e qartë, që nuk mund ta krijojë i dyti qeverinë, e krijon vetëm i pari.

Haradinaj flet për ministrat që s’u betuan si deputetë për të ruajtur mandatin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për ministrat në detyrë, që janë zgjedhur edhe deputetë, por, që nuk kanë dorëzuar ende mandatin.

Haradinaj ka thënë se nga kabineti qeveritar janë vetëm dy ministra që deri më tani kanë paraqitur dorëheqjen.

Të tjetër janë duke vazhduar në pozitat që kanë në qeverinë Haradinaj, që tash e sa muaj po funksionon si qeveri e dorëhequr.

Haradinaj thotë se nuk është në detyrën e tij që të vendosë se a do të dorëzojnë mandatin për t’u betuar si deputetë të Kuvendit.

“Unë kam qenë i zgjedhur deputet vetë, kam vendos menjëherë pas zgjedhjeve që me e liru postin. Kam dorëzu shkresa zyrtare të dorëheqjes për vete. Deri tani kanë paraqit dorëheqjen z.Hamza dhe z.Rasim Demiri, ministrat tjerë nuk kanë paraqit dorëheqje, nuk është në detyrën teme. E di që nëse ni deputet e jep betimin, s’mundet t’i ushtrojë dy funksione. Përderisa nuk e ka dhënë betimin nuk e di çka do të ndodhë me deputetin, në fund të fundit janë të gjithë njerëz politik. Shtir për mu me i detyru për një vendim të caktuar”, ka deklaruar ai.

***

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro nga Fondi Rezervë për përkrahjen e koalicionit global në luftën kundër ISIS.

Kjo ndarje e mjeteve u bë sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar të thirrur nga Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se ndarja e parave duhet të shihet si përkrahje që Kosova i jep vendeve aleate.

“Ndoshta do të kërkohet të mbahen edhe mbledhje të tjera të qeverisë, por sot kemi vendos vetëm për këtë pikë, për me siguru përkrahjen që i jep Kosova vendeve aleate. Kosova është e rreshtua përkrah SHBA-së në mbrojtje të paqes në botë. Edhe Kosova ka qenë e prekur për fat të keq me qytetarë që kanë marrë pjesë në lufta të huaja ka ndodhë kthimi i suksesshëm i nënave dhe fëmijëve, propozoj që Kosova nga kategoria ekonomike e rezervës prej 250 mijë eurove”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat