A po negocion AAK me dikë për Qeverinë e re? Flet Ramush Haradinaj

Aktuale

A po negocion AAK me dikë për Qeverinë e re? Flet Ramush Haradinaj

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për bisedimet LDK – LV për koalicion dhe për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re.

Ai ka deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për t’u takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket LDK dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dijmë çka është duke ndodhur saktësisht, skemi qenë palë nuk e dijmë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë e kreu i AAK-së, thotë se partia në të cilën ai udhëheq nuk është pjesë e ndonjë negociate.

“Ne nuk mundemi me kërku takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në, unë s’kam qenë pjesë, Aleanca sosht pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”, tha ai para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat