Thirrje publike për Albin Kurtin

Aktuale

Thirrje publike për Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:25
Albin Kurti

Kandidati për deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Islami, në një postim në Facebook i ka bërë një thirrje publike liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ai i ka propozuar Kurtit se nuk është nënçmim e as poshtërim nëse ndahet pushteti sipas formulës së parë, kryeparlamentari LDK , 50/50 pushteti.

Sipas tij, Kurti me këtë hap e dëshmon që është njeriu i duhur në kohën e duhur, e me këtë hap fitoni zemrat e çdo shqiptari.

Postimi i plotë:

1. Je dëshmuar në luftë dhe paqe si njeriu më vizionar shqiptar!

2. Kosova është që nga pas lufta në situatë më të keqe politike, ekonomike dhe sociale!

3.Qytetarët ju kanë dhënë besimin për Kryeministër, qytetarët opozitën e djeshme e votuan për pozitë!

4. Hamendje, pështjellimi, lufta e shërbimeve të huaja dhe të brendshme ja arritën qëllimit për të përçarë dy subjektet fituese dhe për ta quar vendin në udhë pa kthim!

5. Shpresoj që ti e din që duhet reflektuar që të bëni hapin për zhbllokim të situatës, nuk është nënçmim e as poshtërim nëse ndahet pushteti sipas formulës së parë! Kryeparlamentari LDK , 50/50 pushteti!

6. Me këtë hap e dëshmoni që jeni njeriu i duhur në kohën e duhur, me këtë hap fitoni zemrat e çdo shqiptari! Me ketë hap mbyll portën e hienave që presin!

7. Kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat