Ambasada e Amerikës në Prishtinë falënderon Haradinajn që i ndau 250 mijë euro për luftën kundër ISIS-it

Aktuale

Ambasada e Amerikës në Prishtinë falënderon Haradinajn që i ndau 250 mijë euro për luftën kundër ISIS-it

Më: 10 janar 2020 Në ora: 18:05
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë ka falënderuar Kosovën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS-it.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të ndahen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS.

Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës, ndërkaq, mbledhja filloi në orën 13:00.

Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Që pas dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj disa herë ka mbledhur Qeverinë dhe ka bërë ndarjen e mjeteve financiare për tema të ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat