Gëzim Kelmendi në kohë jo të mirë publikon këto fakte të Lëvizjes Vetëvendosje për Isa Mustafën, ja akuzat

Aktuale

Gëzim Kelmendi në kohë jo të mirë publikon këto fakte të Lëvizjes Vetëvendosje për Isa Mustafën, ja akuzat

Nga: N.Sh Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:20
Albin Kurti dhe Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë Fjala, dhe ish deputet i Parlamentit të Kosovës, ia ka përkujtuar Lëvizjes Vetëvendosje disa fakte ku kjo e fundit kishte akuzuar Isa Mustafën për vite me radhë.

Kelmendi pas ka përmendur disa fakte thotë se çfarë po kërkon tash VV-ja prej LDK-së dhe Isa Mustafës.

“Unë e di që ju të VV-së nuk e njihni shtetin e Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye po luani me shtetin e Kosovës. Por e di edhe që po luani si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë”, shkruan Kelmendi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se, fitorja i ka zënë të papërgatitur.

“Nuk po keni kuadro me udhëheq shtetin e Kosovës, keni shku në Maqedoni me kërku kuadro për poste ministrore, besa besë edhe po duket që po frikësoheni me udhëheq”, vazhdon tutje Kelmendi.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Lojë fëmijësh!

A i keni thënë Isa Mustafës " argat i Serbisë"?!

A i keni thënë Isa Mustafës " vrasës i Astrit Deharit"?!

A i keni thënë Isa Mustafës hajn me 50 dosje?!

E tash çka po kërkoni prej LDK-së dhe Isa Mustafës?

Po luani me votën e qytetarëve, po luani me të ardhmën e Kosovës.

Unë e di që ju të VV-së nuk e njihni shtetin e Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye po luani me shtetin e Kosovës.

Por e di edhe që po luani si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë.

E di që fitorja iu ka zënë të pa pregaditur.

Nuk po keni kuadro me udhëheq shtetin e Kosovës, keni shku në Maqedoni me kërku kuadro për poste ministrore, besa besë edhe po duket që po frikësoheni me udhëheq.

Keni mendu se me qenë në pushtet është njejtë sikur opozitë, me sha, me fy dhe me shpifë.

Shumë shpejtë qytetarët do ta kuptojnë se kush është në të vërtetë VV-ja e cila është e frymëzuar nga mësimet e Leninit.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat