Zaimi: Nëse VV-ja do të kishte dalë e dyta, bisedimet me LDK-në do të ishin kryer shumë më shpejt

Aktuale

Zaimi: Nëse VV-ja do të kishte dalë e dyta, bisedimet me LDK-në do të ishin kryer shumë më shpejt

Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:12
Arbër Zaimi

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka folur për bisedimet mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisjen e vendit.

Zaimi ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se diskutimet mes partisë që doli e para dhe asaj që zuri vendin e dytë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 kanë rezultuar “të ndërlikuara”.

Zaimi tërthorazi ka akuzuar LDK’në se bisedimet mes tyre për formim koalicioni qeverisës kanë zgjatur shumë për fajin e saj.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të kishte dalë e dyta, bisedimet do të ishin kryer shumë më shpejt”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat