"Askush nuk mund ti ketë në Kosovë të gjitha pushtetet, as Albini"

Aktuale

"Askush nuk mund ti ketë në Kosovë të gjitha pushtetet, as Albini"

Nga: M.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:37
Albin Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij.

Analisti politik, Rexhep Shahu, në lidhje me këtë temë në një prononcim për "Bota sot", u shpreh që insistimi për një zgjidhje nga ana e Presidentit është me vend pasi jemi ende pa Qeveri.

Më tej, Shahu, shprehët që Kurti po synon të ketë të gjitha pushtet dhe në Kosovë kjo është e pamundur, përfundon duke thënë që Kurti duhet të dijë që përballë ka presidentin e vendit dhe jo Hashim Thaçi.

"Nuk besoj në teori konspiracioni se Kosova është shoqëri e hapur, është tashmë shoqëri universitare e jo koloniale, është shtet sovran, dhe zgjedhjet nuk shihen si tragjedi në Kosovë. Por presidenti me të drejtë kërkon përmbyllje të procesit, vendi është me Qeveri e pa Qeveri dhe duhet Qeveria e re".

Image
Rexhep Shahu

"Albin Kurti që duhet ta krijojë Qeverinë po heziton dhe po shihet se është mbështjellë nga një frikë. Askush nuk mund ti këtë në Kosovë të gjitha pushtetet dhe Albini nuk mund ti ketë. Nuk ka pushtete absolute në Kosovë sepse fati do që të ketë një opozitë të fortë. Veprimi i Kurtit duhet të jetë siç vepron një kryeministër i përgjegjshëm që respekton institucionet dhe institucioni i presidentit nuk është Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës", përfundon, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat