Këshilltari i Albin Kurtit: Resurset i kemi që të qeverisim vetë, por dëshirën jo

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit: Resurset i kemi që të qeverisim vetë, por dëshirën jo

Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:51
Arbër Zaimi

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka deklaruar se VV’ja nuk është e interesuar që të qeverisë vetë vendin.

“Resurset i kemi, por dëshirën jo”, është shprehur Zaimi në emisionin “A Show”, në televizionin T7, kur është pyetur nëse është e mundur që VV’ja ta udhëheqë vendin pa partner qeverisës.

“Nuk dëshirojmë qeverisje të minorancës, se kjo i hap rrugë abuzimeve me pushtetin në të ardhmen”, ka deklaruar Zaimi.

Sipas tij, “nuk është mirë të vendosen precedentë papërgjegjshmërie”.

Zaimi ka folur edhe rreth mundësisë që të mos arrihet marrëveshje mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion qeverisës.

“Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje, sepse nuk dëshirojmë të shohim se çka ndodhë nëse dështojmë…”; ka thënë ai.

Por, nëse dështon arritja e një marrëveshjeje me LDK’në, “pavarësisht lëshimeve që po bëjmë, do t’i shqyrtojmë mundësitë e tjera”, ka shtuar Zaimi.

Ai ka thënë se ekziston edhe “mundësia të bëhet qeveria pa Vetëvendosjen”, duke shtuar: “Nuk besoj shumë te ky version”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat