Ekskluzive: Çfarë po ndodhë në këto momente? Njësia Speciale aksion në Prishtinë, dalin pamjet

Aktuale

Ekskluzive: Çfarë po ndodhë në këto momente? Njësia Speciale aksion në Prishtinë, dalin pamjet

Nga: N.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Tash, media përmes burimeve mëson se këtë aksion po e kryen Stacioni i Jugut për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike.

Zona ku po kryhet operacioni, njihet si vend ku bëhet shitja e lëndëve narkotike.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës bën aksion në këtë vend. Edhe gjatë vitit të kaluar, kishin ndërmarr një aksion të tillë.

***

Gazeta “Bota sot”, mëson se në këto momente njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Prishtinë.

Siç mëson gazeta, operacioni është duke u kryer tek “Lokalet e Lesnës” në Prishtinë.

Pak më parë është raportuar se lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policor, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit policor”,ka thënë shkurtimisht zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Gazeta “Bota sot”, ndodhet në vend të ngjarjes, dhe do t’iu mbaj të informuar tutje lidhur me rastin. /Bota sot/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat