Thaçi: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha vunë gjithçka në shërbim të atdheut

Aktuale

Thaçi: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha vunë gjithçka në shërbim të atdheut

Më: 11 janar 2020 Në ora: 09:27
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar në 36 vjetorin e rënies s ëtyre du veprimtarët e shquar të Lëvizjes Kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Thaçi, ka thënë se Mala dhe Berisha,  kanë rënë duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës, përcjell FaktePlus.

Ai, ka shkruar se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha vunë gjithçka në shërbim të atdheut.

Postimi i tij i plotë:

Para 36 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës. Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat