Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

Aktuale

Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

Nga: A.M. Më: 11 janar 2020 Në ora: 09:31
Ramush Haradinaj

Në 36 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata ishin arkitektët e rrugës për çlirim.

Po ashtu, ai në një postimi në Facebook, ka shkruar se “Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë”.

Postimi i plotë:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim.

Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.

Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit.

Lavdi!

RH

Image
Rexhep Mala e Nuhi Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat