Bajraj përkujton veprimtarin Enver Maloku: U vra nga dora e zezë dhe e zgjatur e armikut shekullor

Aktuale

Bajraj përkujton veprimtarin Enver Maloku: U vra nga dora e zezë dhe e zgjatur e armikut shekullor

Nga: N.H Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:19
Enver Maloku

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, ka folur rreth vrasjes së zyrtarit të lartë të LDK-së, Enver Malokut, vrasje kjo e cila tronditi Kosovën 21 vjet më parë.

Barjaj ka përkujtuar veprimtarin Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se në Prishtinë nga dora e zezë dhe e zgjatur e armikut shekullor, u vra me atentat, themeluesi dhe shefi i Qendrës Informative të Kosovës (QIK-ut).

Veprimtari Bajraj thekson se Enver Maloku u vra atë ditë të ftohtë janari, por jo edhe vepra e tij unikale, ideali i brezave për liri dhe vetë liria e cila nuk vritet, por, sipas tij, fitohet dhe pushtohet si dimension, dhe si e tillë është universale.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

Borgji peng, që peshon ndergjegjën nacioanale për Heroin, Enver Maloku !

Ai, sikurse edhe Xhema dhe tjerët si ata janë n'Panteon, dhe Ne të vdekshmit n'tokë, bashkëjetojmë me kriminelet, ndajmë me ta, edhe shkelqimin e madhështisë & lavdisë, si aureolë lirie nga vepra e Enverit ! Peng premtimi : "S'do lëmë gur pa levizë, deri n'kapjën e kriminelëve...!".

Sot e 21 vite më parë, n'Prishtinë nga dora e zezë dhe e zgjatur e armikut shekullor, u vra me atentat, themeluesi & shefi i Qendres Informative të Kosovës (QIK-ut), alias, shefi i Agjensisë Kombëtare të Lajmeve, zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pëna e mprehtë e publicistikes dhe gazetarisë, bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Rugova ; patrioti & atdhetari Enver Maloku. Vrasësit e Enverit janë t'pushtetshëm, n'pushtet dhe t'gjitëhpushtetshëm !

Vrasësit e Enverit bëjnë Ligjin dhe janë mbi Ligjin, janë vetë Ligj e Maliq ! Vrasësit e Enverit, janë vrasësit e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Dardanisë Antike - Kosovës. 21 vjetori i vrasjes së Tij, do ndajë atdhetarët & patriotët në njërën anë, nga ata të cilët tani e 21 vite më parë e vranë apo i'u gëzuan vrasjës së Tij dhe kan pushtetin edhe mbi mediatë n'Kosovë. Enveri u vra atë ditë të ftohtë janari 11.01.1999, por jo edhe vepra e Tij unikale, ideali i brezave për liri dhe vetë liria e cila s'vritët por fitohet dhe pushtohet si dimension, dhe si e tillë është universale... Enveri u vra n'prag të lirisë, por ajo mbanë vulën e Tij dhe t'vepres kolosale n'sherbim të atdheut, Enveri me veprën e Tij bëri historinë, dhe historia e re e Kosovës s'mund të shkruhët pa emrin e Tij të shquar.

Qytetarët liridashës dhe patriotë të Republikës së Kosovës, prore kerkojnë nga Drejtësia, zbardhjën e vrasjës së Tij, dhe nxjerrjën para Drejtësisë të kriminelëve dhe ndeshkimin e tyre, në mënyrë që Enveri t'prehet i qetë n'tokën Dardane për t'cilën u flijua. Nderim dhe respekt deri n'përulje... LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ENVER MALOKUT ! f.b

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat