Albin Kurti e rrëfen vrasjen e Rexhep Malës e Nuhi Berishës

Aktuale

Albin Kurti e rrëfen vrasjen e Rexhep Malës e Nuhi Berishës

Nga: A.M. Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:05
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar rënien heroike të  dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “që prej atëherë vitet e shqiptarëve në Kosovë fillojnë me Flakën e Janarit, që ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe ardhmërisë teksa na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez e të të gjitha kryengritjeve tona”.

Postimi i plotë:

36 vjet më parë, Rexhep Malaj 33 vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntë vjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha i cili atëbotë ishte student 23 vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, luftuan nën shtetrrethim të hekurt me guxim të pashembullt derisa ranë porsi heronj antikë.

Pushtuesi serb i vrau në lagjen e Prishtinës që për shkak të qëndresës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës tash mban emrin "Kodra e Trimave". Tërë natën ndërmjet 11 dhe 12 janarit 1984 kishte shkëmbim zjarri. Dëgjoheshin vazhdimisht vërshëllimat e plumbave e njësoj pandërprerë edhe kënga patriotike.

Image
Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Që prej atëherë vitet e shqiptarëve në Kosovë fillojnë me Flakën e Janarit, që ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe ardhmërisë teksa na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez e të të gjitha kryengritjeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat