Rrëfim i padëgjuar: Enver Maloku u vra vetëm pak orë pasi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, kishte dorëzuar shkrimin e tij të radhës

Aktuale

Rrëfim i padëgjuar: Enver Maloku u vra vetëm pak orë pasi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, kishte dorëzuar shkrimin e tij të radhës

Nga: N.H Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:17
Enver Maloku

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se Enveri ishte kolumnist i rregullt i gazetës “Bota sot”, dhe se ishin ditë të rënda për Kosovën kur ai me shkrimet e guximshme, godiste të keqen që na kishte mbërthyer.

Mazrekaj në shkrimin e tij thekson se për fat të keq, e keqja goditi Enverin pamëshirshëm, më 11 janar të vitit 1999, ndërsa tregon se ai u vra vetëm pak orë pasi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, kishte dorëzuar shkrimin e tij të radhës.

Sipas botuesit të gazetës kombëtare “Bota sot”, edhe 21 vjet pas vrasjes së tij, ajo që na tronditë edhe më shumë është fakti se dorasit ende janë të lirë.

“Heshtja e drejtësisë, përkatësisht mos zbardhja e vrasjeve politike, si ajo e Enverit dhe shumë intelektualëve të tjerë, është e keqja më e madhe e Kosovës së pas luftës”, shkruan mes tjerash Mazrekaj, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja makabre e mikut tim, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Maloku.

Enveri ishte kolumnist i rregullt i gazetës “Bota sot”.

Ishin ditë të rënda dhe ai me shkrimet e guximshme, godiste të keqen që na kishte mbërthyer.

Por, për fat të keq, e keqja goditi Enverin pamëshirshëm, më 11 janar të vitit 1999. Ai u vra vetëm pak orë pasi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, kishte dorëzuar shkrimin e tij të radhës.

Ky lajm na tronditi të gjithëve.

Por, 21 vjet pas vrasjes së tij, ajo që na tronditë edhe më shumë është fakti se dorasit ende janë të lirë.

Heshtja e drejtësisë, përkatësisht mos zbardhja e vrasjeve politike, si ajo e Enverit dhe shumë intelektualëve të tjerë, është e keqja më e madhe e Kosovës së pas luftës.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat