Beqiri: Të punohet me ngulm deri në zbulimin dhe dënimin e dorasve të Enver Malokut

Aktuale

Beqiri: Të punohet me ngulm deri në zbulimin dhe dënimin e dorasve të Enver Malokut

Nga: H.O. Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:10
Ilustrim

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri në një postim të tij në Facebook përkujton heroin e Kosovës, Enver Malokun në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Beqiri shkruan se Maloku ishte intelektual, atdhetar, publicist, veprimtar i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Sot përkujtojmë Heroin e Kosovës Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Intelektual, atdhetar, publicist, veprimtar i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Të punohet me ngulm deri në zbulimin dhe dënimin e dorasve të Enverit dhe shumë veprimtarëve tjerë të LDK-së.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

I.Beqiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat