Vdes i burgosori në burgun e Dubravës, ja kush ishte ai

Aktuale

Vdes i burgosori në burgun e Dubravës, ja kush ishte ai

Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:17
Burgu i Dubravës

Një i burgosur në Dubravë ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se viktima me rekomandim të mjekut është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës, por përkundër ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, teksa SHKK ka treguar se viktima kishte pësuar infrakt.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  F. Ll , i lindur më 1971.  

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt. 

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje. 

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat