"Pani-i ia ka shkër.... intelegjencën qytetarit të Kosovës

Aktuale

"Pani-i ia ka shkër.... intelegjencën qytetarit të Kosovës

Nga: H.O. Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:21
Haradinaj-Veseli

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit në një postim në Facebookj në këtë fillimvit, thuhet se Kosovën e pret një vit me shumë sfida të cilat mund të kalohen me një qeveri të përgjegjshme.

Sipas këtij postimi, qytetarët e Kosovës janë të molisur, të rraskapitur nga premtimet që i bëri qeveria në ikje e PAN-it dhe me skandale e pasoja që do të shihen më vonë.

Kritikë u treguan edhe ndaj Haradinajt për parullën 100% shtet dhe liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë (pa ndërhyrjen e redaksisë):

Qytetare te Kosoves iu urojme qe te keni shendet e shprese ne vitin 2020 besojme fuqishem qe ky vit do te jete vit i te arriturave te medha .Kosova ne kete vit ka me shume sfida por te gjitha do te kalohen me nje qevri te pergjegjshme .

Hyjme, ne kete vit te molisur dhe rraskapitur nga premtimet e shumta qe i beri qevria ne ikje e Panit , skandalet te gjeturat dhe pasojat e seciles do te verehen me vone...

U tha çka nuk u tha, u be çka nuk duhej te behej, u vodh dhe plaçkit buxheti ne emer te kauzave fiktive dhe te rrejshme.Deficiti i planeve te tila do ta godas qytetarin e Kosoves edhe per nje dekade, anipse ka nga panistet qe me vepra te ketilla edhe do te mburren ..

Parulla 100% shtet eshte kampion ne garen e paradokseve.Ne emer te ketij zbulimi "epokal" u ben çudira te cilat qytetari kosovar do ti bart ne kurrizin e tij .Duke garuar me kete moto 100% shtet Kosoven e sakatuan nga te gjitha kendet.

"Rapsodet e politikes kosovare trumbetuan aq zhurmshem sa nuk mendonin fare per qytetarin si deshmitar i gjalle qe po perjeton shperberjen e shtetit.E shndruan te verteten ne genjeshter , krekosjet e servilizmin si planprogram te ecjes perpara...

Me gjithe retoriken e panisteve se tash kemi shtet , as nuk patem njohje por e kunderta patem çnjohje, patem izolim nderkombetar, nuk erdhen vizat edhe pse Ramush Haradinaj ndonjehere edhe tri here ne muaj premtonte se liberalizimi i vizave eshte ose ne fund te ketij muaj, o ne fillim te muajt tjeter, ose kah gjysma e muajt te ardhshem.

E ndonjeher thoje se brenda pak ditesh do te ndodhe liberalizimi...Madje u çuditem qysh nuk u liberalizuan vizat per keshendella ose per vit te ri...Panistet do te thonin na "tradhetoje" Europa ...Genjeshtra e broçkulla te tilla...

Pani ia ka shkerdhyer intelegjencen qytetarit te Kosoves, premtimet e tyre per dy vite ishin vetem per te vjedh Kosoven barbarisht ashtu edhe ndodhi.

Viti 2020 eshte viti vendimtar me te cilin do te ballafqohet qeveria ne ardhje, ne te gjitha rrafshet .Nje nder sfidat me te medha eshte ckapja e shtetit dhe reformimi i institucioneve te Kosoves nga persona qe shtetin e kuptojne si pazar politik dhe drejtesine burim material.Mbeshtetja e Gjykates Speciale duhet te jete prioritet i kesaj qeverije.Lufta per te vendos rend e ligj do te jete e gjate por me nje qeverisje te pergjegjme do te jete e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat