Momenti kur serbët rrëzuan piedestalin e Avdyl Frashërit, por si vepruan më pas shqiptarët?

Aktuale

Momenti kur serbët rrëzuan piedestalin e Avdyl Frashërit, por si vepruan më pas shqiptarët?

Nga: M.H Më: 11 janar 2020 Në ora: 21:25
Arkiv

Analisti politik, Rexhep Shahu, përmes një postimi në Facebok ka shkruar një pjesë të historisë së shkurtur nga libri i tij.

Shahu, rrëfen momentin kur në qytetin e Prizrenit është rrëzuar pidestali I Avdyl Frashërit duke e vendosur mbretin e tyre serbë, mirëpo pavarësisht kësaj Shahu tregon edhe kur erdhi dita që shqiptarët ta largojnë mbretin serbë.

Postimi i plotë

Prane Kishes serbe prane Shatervanit ne Prizren per disa kohe qendroi keshtu mbreti serb, i shtrire sic e shihni.
Kush e rrezoi, kush e shkuli nga piedestali, si u shemb, si iu hodh litari ne qafe, si u terhoq me makine, si u qellua me plumb, si iknin njerzit nga frika, si fshiheshin, si u gjet litari, si u terhoq me makine, cfare zhurme beri kur ra, cfare psheretime doli nga gjokset e banoreve te Prizrenit qe po e shihnin nga larg e fshehtas me frike kete skene.
Ishte dita e pare a e dyte e lirise me 1999.
Ndoshta ishte hakmarrja e Avdyl Frasherit pasi ne ate piedestal kishte qendruar Avdyli. Serbet hoqen Avdylin dhe vune mbretin e tyre. Erdhi dita qe shqiptaret e terhoqen zvarre mbretin serb.
Histori lufte. Aty ishin te gjithe, shqiptare, serbe, gjermane, turq.
Dhe tre lumjanet qe shkulen nga piedestali mbretin serb aty ishin: Jashar Çiku, ne ato kohe drejtor i Ujesjellesit te Kukesit, Ylber Vata kirurg i njohur sidomos per ndihmen dhene ushtareve te UÇK dhe te debuarve qe qendruan ne Kukes dhe Shaqir Shehu mjek ortoped mjaft i njohur ne Kukes e ne Kosove ne ndihme te te plagosurve te luftes.
Historia e hollesishme ne librin tim ne proces, "Lufta ime per Kosoven"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat