Nëse nuk formohet Qeveria, nga 1 prilli s’ka para – Kosova mund të bankrotojë

Aktuale

Nëse nuk formohet Qeveria, nga 1 prilli s’ka para – Kosova mund të bankrotojë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 21:40
Ilustrim

Nëse vonohet krijimi i Qeverisë dhe nëse vendi potencialisht shkon në zgjedhje; atëherë shteti mund të bllokohet në aspektin financiar.

Drejtori i buxhetit dhe një njohës i kushtetutës, nuk shohin asnjë zgjidhje tjetër nga data një prill.

“Një gjë që e ka rregulluar ligji dhe ne që e kemi zbatuar atë është shtyrjen dy muaj nga fillimi i vitit”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar.

Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.

Zgjidhje kushtetuese nuk sheh as juristi Riza Smaka. Sipas tij zgjidhje tjetër për këtë rast nuk ofron as Kushtetuta, akti më i lartë juridik i vendit. Për zhbllokimin e kësaj situate financiare, Smakaj thotë se zgjidhje do të ishte krijimi i një Qeverie të përkohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat