Para pak ditësh është ftuar nga Gjykata Speciale edhe ish ministri Ferat Shala, i cili në zgjedhjet e fundit ka marr votat e mjaftueshme si deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është ftuar të paraqitet para Speciales me datën 05 shkurt të këtij viti.
Ndryshe, emri i tij ishte përmendur në rastin e vrasjes së familjes Hajres, e njohur si Rasti Kiqina.
Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Faton Ramadani kishte thënë se në një incizim të Shpresim Ukës, ky i fundit kishte thënë se Ferat Shala është i përzier në vrasjen e familjes Hajra.
Vrasja e familjes Hajra kishte ndodhur në verën e vitit 2001./BS