Kelmendi i drejtohet Kurtit: Pranoje ekzistencën e Zotit

Aktuale

Kelmendi i drejtohet Kurtit: Pranoje ekzistencën e Zotit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 23:09
Albin Kurti dhe Gzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, ia ka kushtuar një shkrim të gjatë kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

Ai përmes Facebook ndër të tjera, i ka kërkuar Kurtit ta pranojë ekzistencën e Zotit pasiqë sipas tij, Kurti nuk e beson atë.

“Kërkesa ime për juve i nderuar kryetar i VV-së dhe kandidat potencial për kryeministër Albin Kurti: Pranoje egzistencën e ZOTIT. Mos e moho egzistencën e ZOTIT. Edhe pse në paraqitjet e juaja publike mundohesh me diplomaci të iu përgjigjesh pyetjeve se a beson në ZOT Por edhe unë, edhe shumë të tjerë e dijmë që ti nuk e beson ZOTIN”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka potencuar se Kosova është një shtet me mbi 99% besimtarë të ndryshëm, dhe një kryeministër që nuk e beson ekzistencën e ZOTIT, i lëndon ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat