Plaku që vdiq në Gjilan në motel, zbulohet identiteti i gruas që ishte me të

Aktuale

Plaku që vdiq në Gjilan në motel, zbulohet identiteti i gruas që ishte me të

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:43
Ilustrim

42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan. Plaku derisa po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia. Në hetuesi ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë.

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.

Kjo grua (emër i njohur për redaksinë) e cila është nga rajoni i Gjilanit,  kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai kishte ndërruar jetë.

Express nga burimet e saja të besueshme brenda institucioneve të sigurisë në vend, ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin. Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve kishin shkuar në motel.

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

E ndërkohë të gjithë rastin, policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë.

Por, një ngjarje thuajse e ngjashme ndodhi edhe gjatë muajit mars të vitit që shkoi. Por, këtë herë bëhet fjalë për një 74-vjeçar. Ai kishte qenë në njërin nga motelet e Gjilanit me një grua. Kishte qenë vetë shoqëruesja e 74-vjeçarit ajo e cila e kishte lajmëruar policinë për vdekjen e partnerit të saj.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar  nga Policia e Kosovës

Edhe në Velani të Prishtinës në prillin e vitit 2018 kishte vdekur një 70-vjeçar në një dhomë hoteli. Edhe ky person kishte qenë në hotel me një femër e cila ishte zhdukur pas vdekjes së tij.

Vdekja e këtij personi sipas policisë ishte konsideruar si  “vdekje e dyshimtë”.

“Janë rrethana që po hetohen nga policia, por se tani jemi në një fazë fillestare ku po punohet për t’u sqaruar ato”.

Por sa motele janë në të gjithë Kosovën dhe cili është rajoni i cili prin me numrin e tyre?

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë i kanë thënë  median se në gjithë vendin janë mbi 400 hotele, motele dhe bujtina të tjera. Deklarojnë se këto biznese funksionojnë qysh nga koha e para luftës.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i hoteleve është 201 njësi, numri i dhomave 4.195, ndërsa nr. shtretërve 6.819, kurse numri i moteleve është 179 njësi. Po ashtu, numri i dhomave 2.142, si dhe nr. shtretërve 2.861”, thuhet në përgjigjet e MTI’së.

E sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri më i madh i moteleve gjenden në Ferizaj. Vetëm në këtë qytet operojnë mbi 30 biznese të tilla, pasuar nga Prishtina me 14 motele dhe Prizreni me 12 motele.

Megjithëkëtë, në Policinë e Kosovës thonë se ndërmarrin aksione në motele kur kanë ndonjë informatë për kryerje të ndonjë vepre penale.

“Policia e Kosovës përmes mekanizmave te saja ndërmerr veprime ne këto lokacione, ne rastet kur posedon ndonjë informacion për kryerje te mundshme te ndonjë vepre penale, dhe varësisht prej natyrës se rastit angazhon edhe njësitet policore”, thuhet në përgjigjet e Policisë

Ndërkohë, në motelet e vendit disa kosovarë dhanë edhe frymën e fundit.

Një 74-vjeçar kishte ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit, mbrëmjen e 23 marsit të këtij viti dhe një tjetër në Rahovec në janar.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për Turizëm të Kosovës, moteli përkufizohet si objekt i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime të tjera.

“Moteli – objekti i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë pos vendosjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat