“Rastet e rënda politike kriminale të pa ndëshkuara, sikurse  rasti Pronto”

Aktuale

“Rastet e rënda politike kriminale të pa ndëshkuara, sikurse  rasti Pronto”

Nga: A.M. Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:27
Ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”, është kërcënuar Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.

 Në rastin Pronto”, kishte të akuzuar zyrtarë të lartë të PDK-së, si: Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Ndërsa, Policia e Kosovës, ka arritur që të arrestoj personin e dyshuar me inicialet A.A .

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rastet e rënda politike kriminale po mbeten të pa ndëshkuara si rasti Pronto, si dhe raste të tjera të shkaktuara nga profili i lartë politikë.

“Po kjo është çështje e rendit dhe ligjit, rastet e rënda politike kriminale po mbeten të pa ndëshkuara si rasti Pronto, dhe qindra raste të nepotizmit dhe korrupsionit të shkaktuar nga profili i lartë politik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se kërcënuesit duhet të ndëshkohen, gjithashtu do të duhet të zbulohen personat që janë të përfshirë në krime.

“Kërcim dhe format tjera duhet të ndëshkohen nga organet e rendit po sikurse duhet zbuluar njerëzit të përfshirë në krime të kësaj natyre”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat