VV refuzoi edhe publikisht ofertën e LDK-së: Këto janë propozimet që Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës?!

Aktuale

VV refuzoi edhe publikisht ofertën e LDK-së: Këto janë propozimet që Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës?!

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:58
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese që lëshoi për media, ka njoftuar që nuk do të lëshoj pe për postin e kryetarit të Kuvendit, duke e refuzuar kështu edhe ofertën e fundit që e kishte dhënë LDK e Partisë së Kurtit.

Në ofertën e fundit që LDK ia kishte bërë Vetëvendosjes, e të cilin e kishte përmendur sot edhe Albin Kurti në takim me kryetarët e Qendrave të VV-së, media mëson se ndër të tjera kërkohej që për 1 vjet, gjegjësisht deri në zgjedhjen e presidentit, kryetari i Kuvendit t’i kthehej partisë së Mustafës.

”Në momentin që zgjedhet për president i propozuari nga LDK, Vetëvendosjes do t’i kthehej posti i kryetarit të Kuvendit. Ministritë do të ndahen 5 me 5”, kjo ishte oferta e LDK-së, për të cilën media ka marrë vesh nga burime brenda takimit.

Vetëvendosje sot e tha përfundimisht që e refuzon këtë ofertë, pra që kryetari i Kuvendit nuk do t’i jepet LDK-së.

“Ajo që ne nuk do të bëjmë është të kthehemi në kohë dhe të pretendojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur.Gjërat kanë ndodhur, takimet dhe përpjekjet tona kanë ndodhur, ofertat tona kanë ndodhur, afatet kushtetuese kanë ndodhur, seanca konstituive e Kuvendit ka ndodhur. Pra, nuk mund të shtiremi se këto ngjarje e këto afate nuk kanë ndodhur e nuk i ka parë i gjithë populli”, thuhej në njoftimin e VV-së, ku citohet Kurti.

Ndërkohë, për disa propozime që sot përmendi Albin Kurti, ka marrë vesh se janë refuzuar nga LDK.

“Propozimet e Vetëvendosjes kanë të bëjnë me atë që LDK të marrë 1 ministri shtesë për postin e kryetarit të Kuvendit.

”Vetëvendosje ka propozuar 6 ministri për LDK e 4 për VV. Në momentin që zgedhet për president i propozuari nga LDK, një ministri t’i kthehet VV-së. Pra, pas një viti VV ta ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe 5 ministri, derisa LDK ta ketë presidentin dhe 5 ministri”.

Mirëpo, sipas këtyre burimeve, LDK nuk po pajtohet në asnjë mënyrë që ta marrë një ministri për postin e kryetarit të Kuvendit.

”LDK me çdo kusht e do postin e kryeparlamentarit. Për ministri në kompensim të kryetarit të Kuvendit as që ka pranuar të diskutoj LDK”, thonë burime te medias.

Sipas burimeve, VV është shprehur e gatshme për çdo diskutim në lidhje me postet qeveritare dhe e gatshme të bëjë kompromise.

Albin Kurti sot para kryetarëve të Qendrave të Vetëvendosjes ka folur për propozimet që janë dhënë nga VV e LDK gjatë të mërkurës e të enjtes, por pa dhënë detaje.

“Mirëpo, unë e di se ajo që ju jeni të interesuar sot është të dini se ku ndodhemi tash dhe çfarë na pret në ditët në vazhdim. Në takimin e mbajtur të mërkuren, të dyja palët kemi bërë nga një propozim. Pra, kishte lëvizje. Të enjten, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund të flas se cila është përmbajtja e tij dhe çfarë do të bëjmë ne, pasi që kjo është pjesë e negociatave, unë mund të flas për atë se çka nuk do të bëjmë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, media ka provuar edhe nga LDK edhe nga Vetëvendosje të marrë një qëndrim zyrtar, por që nga asnjëra parti nuk kanë dashur të flasin.

Sidoqoftë Kurti ka theksuar se është duke pritur përgjigje zyrtare nga LDK për propozimin që ka bërë VV në takimin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat