Albin Kurti i shkruan letër Presidentit, kjo është kerkesa e tij drejtuar Thaçit, përmend edhe LDK-në

Aktuale

Albin Kurti i shkruan letër Presidentit, kjo është kerkesa e tij drejtuar Thaçit, përmend edhe LDK-në

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:26
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur me një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar letren e Kurtit dërguar Thaçit, përcjell gazeta “Bota sot”.

Kurti ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, mirëpo, të durojë dhe të presë.

Kurti në letrën e tij, i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duhet e lajmëruar ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK.

“Përgjigja e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, letrës së 10 janarit 2020 të Presidentit të Kosovës”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje, derisa ka publikuar edhe letrën e Kurtit drejtuar presidentit Hashim Thaçi.

ImageImage
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat