Reagon Daut Haradinaj për shkak të zgjedhjeve në AAK

Aktuale

Reagon Daut Haradinaj për shkak të zgjedhjeve në AAK

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 10:13
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka reaguar sot, pas shkrimeve që janë bërë në lidhje me zgjedhjet brenda AAK-së.

Haradinaj thotë se shkrimet e publikuara në portale kanë informuar gabimisht dhe se reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai thotë se nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, si dhe procesi është i hapur.

Lajmi i plotë:

Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara.

Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas.

Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat