Ky është krimi më i madh që i është bërë Kosovës, e Kosova paguan Serbinë për...

Aktuale

Ky është krimi më i madh që i është bërë Kosovës, e Kosova paguan Serbinë për...

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 12:38
Harta e Kosovës

Analisti politik, Leon Duhanaj thekson se marrëveshja me Serbinë për lejimin e Listës serbe është krimi më i madh që i është bërë Kosovës.

Sipas tij, u dezintegruan serbët lokal të cilët kishin filluar të integrohen.

Ai thekson se, me Listen serbe buxheti i Kosovës paguan shërbimet e Serbisë për të sabotuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë rreth lejimit të funksionimit legal të Listës Serbe, është ndër krimet me të mëdha që i është bërë Kosovës.

Së pari, u dezintegruan serbet lokal të cilët veç sa kishin filluar të integrohen. Në fakt këta u dënuan nga institucionet e Kosovës për shkak të lojalitetit të tyre.

Së dyti, me listen serbe, buxheti i Kosovës paguan shërbimet e Serbisë për ta sabotuar Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat