Ja trysnia e kujt do ta bëjë koalicionin VV-LDK

Aktuale

Ja trysnia e kujt do ta bëjë koalicionin VV-LDK

Nga: A.J Më: 13 janar 2020 Në ora: 12:43
Kurti e Mustafa

Analisti politik Faton Abdullahu në një postim të tij në facebokk ka shpjeguar se si LDK e VV po mundohen të fitojnë në tavolinë atë që e kanë humbur në kutitë e votimit.

Po ashtu Abdullahu ka thënë se për shkak se forca shtytëse për të marrë pushtet (karrige) më shumë se që ju takon, është më e madhe se përgjegjësia për humbjet që i shkaktohen Kosovës me vonesë, na jep të kuptojmë se vetëm trysnia ndaj këtij koalicioni të mundshëm mund ta zhbllokoj situatën.

Postimi i plotë:

Zhbllokimi për ta mbrojtur Kosovën

Brenga jonë se çfarë do të bëhet me Kosovën, duhet të jetë larg më e madhe se keqardhja jonë për mundësinë e humbur për tu bërë koalicioni LV - LDK. Me vota atyre mundësia ju dha, dhe ata nuk po e shfrytëzojnë me fajin e tyre. LV dhe LDK po mundohen të fitojnë në tavolinë atë që e kanë humbur në kutitë e votimit. Për shkak se forca shtytëse për të marrë pushtet (karrige) më shumë se që ju takon, është më e madhe se përgjegjësia për humbjet që i shkaktohen Kosovës me vonesë, na jep të kuptojmë se vetëm trysnia ndaj këtij koalicioni të mundshëm mund ta zhbllokoj situatën. Zhbllokim nuk do të thotë detyrimisht që të bëhet qeveria nga koalicioni LV - LDK. Kushdo që mund ta përdor këtë trysni, qoftë Presidenti, qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë Ambasadori Kosnet, apo të gjithë së bashku, koha është që atë ta bëjnë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat