Bajqinovci reagon për ndërtimet që pritet të ndodhin në Liqenin e Badovcit - Bota Sot
Bajqinovci reagon për ndërtimet që pritet të ndodhin në Liqenin e Badovcit

Aktuale

Bajqinovci reagon për ndërtimet që pritet të ndodhin në Liqenin e Badovcit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:33
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, për ndërtimet që pritet të ndodhin në Liqenin e Badovcit.

Ai i ka thënë se ky liqe është pasuri publike me rëndësi jetike për qytetarët e Prishtinës e jo vetëm.

Po ashtu, Bajqinovci ka thënë që nuk munden Qeveri dhe biznesi i ndërtimit t’i shkatërrojnë burimet ujore që shfrytëzohen nga 1/3 e popullsisë së Kosovës, vetëm për përfitimet e një grup njerëzish.

“Thërrasim Komunën dhe MMPH-në që të ndalojnë këto veprime rrënuese të pasurisë publike nga e cila përfitojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve tanë”, ka shkruar Bajqinovci, duke i radhitur më pastaj disa pika në lidhje me Liqenin e Badovcit.

“-Zona ujëmbledhëse e liqenit është 109 km2.
Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit të thatë tani situata pothuajse është e ngjashme si rezultat i mungesës se reshjeve nga viti i kaluar dhe janari aktual.


-A bjen ndesh ky projekt sipas UA 15/2017 nga MMPH lidhur me zonat mbrojtëse ujore.
-A janë marrë informacione në KRU’’Prishtina” se sa afër do të jetë lagja nga vepra e marrjes dhe sa afër PENDES/DIGES
-Shkarkimi i ujërave të zeza që do të kishte pasoja të paparashikueshme në kualitetin e ujit për pije.
-Tendencat për ndërtimet e reja në atë zonë do tē thotë definitivsht e ardhmja e pasigurt e furnizimit me ujë të pijshëm për 30% të popullatës së Prishtinës me rrethinë.
-Nga UA 15/2017 zona e parë ka një gjerësi 10m dhe duhet që rreptësisht të ndalohet lëvizja e njerëzve, duhet të jetë e rrethuar pasi që bëhet fjalë për sigurinë e ujit të pijes.
Zona e dytë ka një gjërësi prej 200m, në atë zonë nuk duhet të planifikohen ndërtesa banimi, biznese e zhvillime rekreacioni pasi kjo zonë me gjeresi prej 200 metra është zonë e afërt me liqenin dhe rreziku është permanent i shkarkimeve te ujërave te zeza.
Poashtu edhe zona III që ka një sipërfaqe 109 km2 të gjitha shkarkimet në prrockat e ujëmbledhësit duhet të trajtohen para se ato të derdhen në liqenin e Badovcit”, ka shkruar Bajqinovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat