MMPH: Nuk do të ndodhë asnjë veprim që cenon zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit

Aktuale

MMPH: Nuk do të ndodhë asnjë veprim që cenon zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:54
Liqeni i Badovcit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka sqaruar se nuk ka kompetenca që të lëshojë leje ndërtimore për rastin e ndërtimit afër Liqenit të Badovcit, i cili kohëve të fundit është ngritur si shqetësim nga një grup qytetarësh dhe mediat.

MMPH ka siguruar se në bazë të gjitha të dhënave që kanë, as investitori KAËA Group, 4M Group dhe as pronari i tokës, Rrahman Hajredini nuk ka aplikuar dhe nuk është pajisur me pëlqim mjedisor nga MMPH-ja.

“Sipas kompetencave tona si ministri, përveç pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013. Andaj çfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë duhet të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe t’i nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo.    Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës.

Dëshiroj të ju siguroj juve dhe të gjithë qytetarët e vendit se inspektorati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë çështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonën e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdo qoftë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat