AKI-ja refuzon t`ia japë YAHR-së informatën për numrin e personave të përgjuar

Aktuale

AKI-ja refuzon t`ia japë YAHR-së informatën për numrin e personave të përgjuar

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Nëpërmjet një komunikate, Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS), ka bërë të ditur se dy herë radhazi Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) ka refuzuar qasjen në informata publike.

Më 16 korrik 2019, YIHR KS i është drejtuar AKI-së me kërkesë për qasje në informata publike të këtij institucioni, duke kërkuar këto informata për numrin e rasteve që i ka përgjuar AKI-ja gjatë vitit 2018.

Një refuzim i tillë, sipas YHHR-së, përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Kërkesa e bazuar në Ligjin nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike dhe në vendimin me numër 48135/06 Youth Initiative for Human Rights v Serbia të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është refuzuar nga AKI-ja nën arsyetimin se vënia në dispozicion e këtyre informatave komprometon metodat dhe organizimin e punës të AKI-së, të cilat për këtë institucion trajtohen si Informatë e Klasifikuar”, thuhet në komunikatën e YHRS-së. Por, kjo organizatë ka bërë edhe një kërkesë të dytë.

refuzimit të kërkesës së dytë, me 27 gusht të vitit 2019, YIHR KS i është drejtuar me ankesë Institucionit të Avokatit të Popullit si një mekanizëm për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky institucion duke marrë parasysh të gjithë rrethanat, bazën ligjore si dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me datë 27 shtator 2019, i drejtohet me shkresë drejtorit të AKI-së duke kërkuar informata për veprimet që AKI i ka ndërmarrë në lidhje me kërkesën e YIHR KS. Përgjigja nga AKI-ja është kthyer me datë 11 tetor 2019 përmes së cilës Avokati i Popullit njoftohet për veprimet që ky institucion ka ndërmarrë përkitazi me kërkesën”, bën të ditur komunikata. Sipas saj, konkludimet ligjore nga rekomandimi i Avokatit të Popullit, ndër të tjerash sqarojnë se qasja në dokumente publike është e drejtë e garantuar me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat