Jahjaga ka pritur në takim ambasadorin norvegjez

Aktuale

Jahjaga ka pritur në takim ambasadorin norvegjez

Nga: A.SH Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:41
Atifete Jahjaga dhe Jens Erik Grondahl

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl.

Ajo uroi ambasadorin për një mission të suksesshëm në Kosovë, dhe tregoi se biseduan për fuqizimin e gruave dhe vajzave në vendin tonë.

"Kisha nderin që të mirëpres Ambasadorin Norvegjez Z. Jens Erik Grondahl në takim.

Ambasadorit i urova mirëseardhje dhe një mision të suksesshëm në Kosovë. Shfrytëzuam rastin që të diskutojmë për mundësi bashkëpunimi për fuqizimin e grave dhe vajzave, me fokus të veçantë në gratë dhe rininë e Kosovës", ka shkruar Jahjaga në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat