Shkëlzen Maliqi: Bllokadat e negociatave janë normale, s’ka zgjedhje të reja

Aktuale

Shkëlzen Maliqi: Bllokadat e negociatave janë normale, s’ka zgjedhje të reja

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:14
Shkëlzen Maliqi

Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka deklaruar se Albin Kurti ka pasur shumë parashikime të gabuara në të kaluarën, që nga Konferenca e Rambujesë e deri te mohimi i shtetësisë së Kosovës. Pikërisht për këtë e presin disa procese të rëndësishme dhe të vështira.

Maliqi në një emision ka theksuar se përshtypja që Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar bllokadë me kërkesën e postit të presidentit – nuk qëndron.

“Është një lloj loje, pasi që në fillim është krijuar përshtypja se kërkesa e postit të presidentit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar bllokadë. Aty e kam parë të arsyeshëm vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti nuk është diçka aktuale pasi tani kemi president me mandat”.

“Mendoj se prej këtu ka filluar të duket si pingpong”.

Maliqi ka thënë se bllokada të tilla në raste negociatash janë normale.

“Këto vonesa nuk janë gjëja më e rëndë që ndodh në negociata. Njësoj ka ndodhur edhe në Gjermani, Belgjikë e vende të tjera që kanë shkuar deri në gjashtë muaj e më shumë vonesa për shkak të negociatave. Kështu po ndodh tek ne. Sot e kemi letrën e Kurtit që thotë se jemi pranë marrëveshjes e nesër takohen përsëri”.

“Faj ka edhe LDK-ja si po negocion. Zgjedhjet e kanë qartësuar përcaktimin për kryeministër, pasi që të dyja palët pajtohen që Kurti të jetë kryeministër, mirëpo pastaj kanë filluar bllokadat për postet tjera”.

“LDK-ja nuk i ka balancuar kërkesat e veta”.

Opinionisti Maliqi ka dhënë se nuk ka vend për zgjedhje të reja.

“Me këto disponimet tek vijat e kuqe nuk ka zgjedhje, ka opsione reale kur i shikon forcat e ish- PAN-it që tani i kanë 43 deputetë. Sikur të jenë opsionet e hapura, edhe LDK edhe VV mund të lidhen me partitë e PAN-it dhe pastaj i kanë 71 ose 72 vota, varësisht nga lidhjet që i bëjnë”.

“Partitë e PAN-it nuk kanë konkurruar bashkë se prapë do të dilnin të parat në zgjedhje”.

“Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të reja, por vetëm vonesa në negociata. Do të duhej të kishte koalicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat