Më në fund vjen një lajm i mirë nga Vetëvendosje

Aktuale

Më në fund vjen një lajm i mirë nga Vetëvendosje

Nga: N.H Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:20
Albin Kurti dhe Hekuran Murati

U raportua se Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.

Por, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, përcjell Bota sot.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij:

Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore.

Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat